Interi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Arnautoviçin dhe duket se një emër i ri është shtuar në listën e Marotës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
22-vjeçari duket se pëlqehet në Milano, ku pas kuqezinjve të Milanit në ndjekje të tij është vendosur dhe Interi siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”.
Marko Arnautoviç dhe Aleksis Sançez nuk po bindin në kampion zikaltër dhe për këtë arsye në janar drejtuesit do të synojnë një tjetër sulmues.
I pari në listë është Mehdi Taremi, por pas tij tashmë është Broja, i cili mund të synohet me ngulm nga Interi, pasi i përshtatet pikërisht lojës së Inzagit.
Nëse ky transferim ndodh, atëherë Broja do të jetë shqiptari i dytë në skuadrën e Interit, pas Kristjan Asllanit.