Dëmtimi i rëndë që pësoi në fund të vitit të shkuar po vazhdon të ndikojë te Armando Broja. Ky i fundit nuk arriti t’i bashkohej grupit në fazën përgatitore në SHBA, teksa mjekët i frikësoheshin një dëmtimi të dytë. Vetë lojtari shqiptar dëshiron të rrezikojë gjithçka për të zënë një vend në planet e Pocchettino-s, prandaj kërkoi me ngulm t’i bashkohej skuadrës për ndeshjen kundër Dortmundit.
I pyetur në lidhje me situatën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, trajneri i Chelsea-t është përgjigjur: “Broja është në Mbretërinë e Bashkuar duke u rekuperuar nga dëmtimi. Ne duhet të analizojmë tani në javët e ardhshme deri në fund të dritares së transferimit për të marrë një vendim në të mirë të ekipit”.