Berat Gjimshiti ka realizuar golin e parë për Atalantën në këtë edicion të ri të Champions League. Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën në përballjen me Shakhtar, por në minutën e 46 duhej të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi.
Megjithatë në informacionet e para thuhet se dëmtimi nuk është serioz. Lojtari i Kombëtares i është rikthyer stërvitjes individuale, ndërsa në ditën e shtunë Atalanta do të përballet me Genoan. Nesër do të bëhet edhe një vëzhgim i fundit rreth situatës së Gjimshitit nga stafi i Atalantës, ndërsa diskutohet për grumbullimin e tij sa i përket ndeshjes të së shtunës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/