Luizi ka vendosur që të tregojë anën e tij më njerëzore, në një bisedë që ka bërë me Nitën pranë pishinës ku ka folur për momentet e vështira që ka kaluar jashtë shtëpisë si dhe sakrificat që ka bërë për Megi Topallin.
“Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga tregu krejt, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri.
Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferomi”, tregon Luizi, e më tej të gjithë e dinë historinë.