Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ishte protagonist i triumfit të Interit në Kupën e Italisë, me dy golat e shënuara në fitoren 2-1 që zikaltërit arritën ndaj Fiorentina.
Ai u shpall edhe MVP i finales. “Jam shumë i emocionuar dhe i kënaqur për këtë sukses. U bënë disa sezone që po sjellim trofe në këtë klub të madh dhe jam i gëzuar për gjithë këto rezultate”, deklaroi sot argjentinasi Lautaro Martinez “Këtë herë dy golat që realizova ishin të rëndësishëm, pasi na dhanë fitoren dhe në këtë sport kjo është e rëndësishme.
Ndeshja nisi keq për ne në 15 minutat e para, por më pas rikuperuam dhe realizuam ndeshjen që dëshironim”, tha Lautaro. Në fund, argjentinasi shprehet edhe për finalen e Stambollit, ku Inter do të luajë ndaj Manchester City.
“E kam nisur këtë sezon me trofe, e kam vijuar me Kupën e Botës dhe dua ta mbyll me një tjetër trofe, me kupën e Champions League. Dëshiroj të fitoj sërish”, tha Lautaro Martinez.