Lautaro merr zemër pas fjalëve të Mesit: Shpresoj të fitoj “Topin e Artë”, do të shkoj me bashkëshorten

Në fundin e ndeshjes të fituar 6-0 ndaj Bolivisë, Lautaro Martinez ka folur për mikrofonat e “TYC Sports”, ku u ndal gjatë te “Topi i Artë”.

“Unë do të shkoj në këtë ceremoni me bashkëshorten, me shpresën që edhe mund ta fitoj. Unë them gjithmonë që kolektivi dhe skuadra ka më shumë rëndësi sesa çmimet individualë. Por mendoj se sezonin e shkuar isha spektakolar si me Interin dhe në Kupën e Amerikës. Fitova titullin kampion dhe këtë trofe. Duke i analizuar të gjitha edhe mund ta fitoj. Nuk mund të them që e meritoj, por jam i lumtur për atë që kam bërë dhe shpresoj. Të shohim se çfarë do të ndodhë në atë mbrëmje”, ka thënë Lautaro.

Ai gjithashtu ka folur edhe për bashkëpunimin fantastik me Mesin dhe Alvarezin. “Jemi përpjekur që të përshtatemi, ashtu siç kërkon trajneri. Ekuilibri i skuadrës është shumë i rëndësishëm. Duhet të bëjmë gjithmonë ashtu si në ndeshjen ndaj Bolivisë. I dhamë një dorë edhe mbrojtjes dhe sulmuam të tre. E zotëruam të gjithë fushën duke lëvizur për shokët e skuadrës”, ka thënë Lautaro pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top