Lë mbrapa Viniciusin, Musialën dhe lojtarin e Mançester Sitit, Zhegrova është dribluesi më i mirë në Champions League

Edon Zhegrova është duke përjetuar majën e karrierës së tij. Futbollisti shqiptar po tregon vazhdueshmëri në lojën e tij, duke tërhequr një vëmendje të madhe mediatike. Klasin e tij ai është duke e dëshmuar edhe në ajkën e futbollit europian, në Ligën e Kampionëve.

Faqja zyrtare e këtij kompeticioni në “Instagram” ka shpërndarë një statistikë për sa i përket driblimeve të kryera në këto dy ndeshje të para. Listën e udhëheq pikërisht Edon Zhegrova. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës numëron 17 driblime, 3 më shumë se Viniciusi i Realit të Madridit. Ndërkohë në këtë listë gjenden edhe emra si Musiala dhe Doku i Mançester Sitit, me nga 11 driblime të realizuara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top