Prime i kësaj të shtune është mbyllur me një lajm të mirë dhe një i keq për banorët.
Moderatori i Big Brother VIP 3, Ledion Liço ka njoftuar se nuk do të ketë nominim deri të martën,
por ka një kleçkë. Të martën mund të dalin dy banorë nga Shtëpia dhe mund të ketë deri në 4 prurje të reja.
Ky truk mund të rregullojë disfunksionin erektil! Provoje tani!MËSO MË SHUMË
Ledioni: Një lajm i mirë dhe një lajm i keq, kë doni të parin?
Elvisi: Lajmin e mirë.
Egla: Lajmin e keq.
Romeo: Lajmin e keq.
Ledioni: Lajmi i mirë është se sot nuk ka nominime. Fantazmat e Merit nuk kanë punë këtu. Lajmi i keq është se të martën
mund të ketë dy të nominuar. Dhe meqënse nuk i dihet nëse do të dalë një apo dy, po ashtu nuk i dihet nëse do të hyjnë një, dy, tre apo katër banor.
Katër personazhe VIP mund t’i bashkohen Shtëpisë më të famshme, por për më tepër detaje nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të martën.