Leo Mesi trajner në të ardhmen? Ylli argjentinas i vë vulën

Në një intervistë me për “433” me Fabricio Romanon, kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi ka folur për të ardhmen e tij, Botërorin 2026… dhe faktin që nuk dëshiron të bëhet trajner sapo të mbyllë karrierën si futbollist aktiv.

Ylli argjentinas, në fakt, e ka mjaft të qartë këtë. mesi aktivizohet për momentin te Inter Majami në SHBA dhe duket se po i gëzohet faktit që luan përtej Atlantikut ku ndihet i lumtur së bashku me familjen e tij.

E ARDHMJA: “Nuk do të doja të isha trajner, por ende nuk jam i sigurt se çfarë do të doja të bëja në të ardhmen. Unë vlerësoj gjithçka që bëj në baza ditore shumë më tepër se më parë, kështu që mendoj vetëm të luaj, të stërvitem dhe të argëtohem”.

“BOTËRORI 2026” – “E vërteta është se nuk e di, më kanë bërë këtë pyetje disa herë, veçanërisht në Argjentinë. Shpresoj të kem një fund të mirë të sezonit dhe më pas një parasezon të mirë, diçka që nuk e pata sezonin e kaluar, për shkak të gjithë udhëtimeve që bëmë. Nga atje dua të shoh se çfarë ndodh, të kuptoj se si ndihem në futboll, kështu që nuk do të jetoj çdo ditë pa u menduar shumë e ardhmja”.

TRASHËGIMIA – “Ideja ime është e qartë, njerëzit duhen lënë të më kujtojnë si të duan. Unë jam shumë mirënjohës për karrierën time dhe që kam arritur gjithçka falë Zotit. Ëndrra ime më e madhe ishte të fitoja Kupën e Botës, për të cilën luftova për një kohë të gjatë dhe që kushtoi. Unë kam qenë me fat që kam fituar gjithçka me Barcelonën, me kombëtaren dhe kam një jetë dhe familje të mrekullueshme, ndaj i jam shumë mirënjohës Zotit për gjithçka që kam kaluar dhe do ta lejoj njerëzit më kujtojnë si të duan”.

TITULLI NË SHBA – “Ne ishim të lumtur dhe festuam arritjen për ta mbyllur në vend të parë në sezonin e rregullt. Sepse ishte diçka e vështirë dhe e rëndësishme. Jemi të vetëdijshëm se titulli i vërtetë që duam është ai i kampionit në SHBA. Gjatë vitit kemi bërë shumë gabime që ne mund t’i shmangim në play-off, sepse tani nuk ka më një shans të dytë. Gabimi mund të na kushtojnë eliminimin. Mendoj se ne jemi një nga favoritët por askush nuk do të na falë asgjë”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top