“Lëreni justifikimet”, Sokol Kushta i revoltuar me trajnerin dhe lojtarët: Bëmë dy hapa prapa, rikthejeni shpejt ekipin aty ku e meriton

Kombëtarja shqiptare ishte shumë larg pritshmërive të tifozëve në Çeki. Sfida ndaj çekëve la shumë për të dëshiruar, teksa humbja 2-0 në Pragë vjen si një “dush i ftohtë” për djemtë tanë.

Në fakt kjo është disfata e dytë rresht në Nations League, me kuqezinjtë që nuk po arrijnë dot të kenë vazhdimësinë në rezultate, teksa paraqitjet e ndeshjeve të fundit kanë zhgënjyer të gjithë.

Për këtë sfidë është mjaft i revoltuar ish-legjenda e Kombëtares. Sokol Kushta thekson se kuqezinjtë në sfidën e mbrëmshme bënë dy hapa prapa dhe se kërkon që sa më shpejt të rikthehet ekipi aty ku e meriton, tek tifozët kudo që janë.

Kushta ka shumë kritika për lojën që zhvillohet, për lojtarët dhe trajnerin që pas ndeshjes nuk marrin përgjegjësi, por vazhdojnë e thonë justifikime.

“Në këtë sfidë bëmë dy hapa mbrapa. Një në lojë dhe e dyta në mendime. E para që luajtëm shumë dobët dhe duhet të rivijmë aty ku e nisëm. E dyta që më shqetëson shumë është që në intervita lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtorë, por vazhdojnë me justifikime. Sa më shpejt të rikthehet ekipi aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë”, shkruan Kushta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top