Lideri pa shirit, Granit Xhaka nesër zhvillon ndeshjen e fundit me fanellën “topçinj”

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka po i jep fund aventurës në ligën më të fortë në botë, Premier League.

Fabrizio Romano, gazetari italian shkruan se mesfushori shqiptar nesër do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Arsenalit, shkruan ShikoFutboll

Xhaka tashmë ka arritur një marrëveshje me ekipin nga Bundesliga, Bayer Leverkusen që menaxhohet nga legjenda e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.

Detajet e kontratës ende nuk janë bërë të ditura, por Xhaka do të largohet nga “Topçinjtë” menjëherë pas ndeshjes së fundit, të dielën.

Mesfushori 30-vjeçar ishte transferuar gjatë vitit 2016 për 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.

Me Arsenalin Granit Xhaka fitoi dy tituj të rëndësishëm gjatë këtyre viteve, si FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top