Kiara i ka kërkuar kohë Luizit që ta njohë më tepër përpara se mes tyre të lind diçka, por kjo është keqkuptuar në publik dhe ajo është ak uzuar se po bën lojë.
Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, Kiara ka biseduar me maestron dhe i ka treguar se e ka kaluar një histori dashurie në sytë e publikut, prandaj tani po i merr hapat ngadalë për të mos u lën duar sërish.
“E dëgjove Arbanën maestro që më tha ti ke pasur një lidhje që është bërë publike? Ka qenë dashuria ime e parë, ka qenë hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe ka qenë një pre sion shumë i madh.
Kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. Presion sepse përflitej në media, e kam njohur në punë kur bëja intervistat. Edhe ai 20 ishte. Ishim gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kjo gjë më ka prishur punë me atë, bënim ca debate kot dhe prandaj kam ca mini trauma nga e kaluara për historitë e dashurisë kur bëhen publike. Prandaj kam presion se jam lë nduar. Nuk doja që ajo lidhje të bëhej publike. Ndahu, lidhu, ndahu, lidhu, u rikthyen, u panë bashkë aty, domethënë më mundonte kjo gjë sepse ti kur ke ndjenja për një njeri nuk të bëhet qejfi se po merr ca like më shumë se të dhemb. Thua pse po zihem për një lajm”, tha Kiara.