Keisi Medini është shumë e shqetësuar sesi do pritet lidhja e saj me Kristin, jashtë shtëpisë së BBV. Ajo ka qënë sot shumë e heshtur dhe e trishtuar për shkak të asaj që mund të mendojë babai i saj, Sabiani.
Këtë merak, ajo e ka ndarë me Kristin, e ky i fundit i tha që të mos shqetësohet pasi nuk po bën asgjë te keqe. Me shaka, Keisi imagjinoi një skenë ku Sabiani shkon dhe i kërkon llogari Robert Aliajt, për Kristin.
“Po mërzitem si të mos mërzitem. Unë e di që më kupton, është personi i parë që është suportuesi për çdo gjë që bëj. I mendoj këto gjëra, mendoj, jemi 24/7, na shikon tërë kohës. Të shkojë të kapi Bertin babi jashtë, ai djali jot, shko kapi veshin, s’ma le vajzën rehat.”- thotë Keisi.shih videon
Valbonës iu dha një avantazh mbrëmë në lojë, duke qenë se ajo u rizgjodh lidere e shtëpisë edhe për një javë tjetër.Ajo kishte mundësinë të niste një zinxhir shpëtimi dhe të parën banore që shpëtoi, ishte Kiara.
Kiara zgjodhi Luizin, Luizi zgjodhi Tanin, Tani zgjodhi Ermionën, e me radhë.Tre banorët që mbetën në fund ishin Olta, Kristi dhe Dea, të cilët automatikisht dolën në televotim.
Avantazhi i Valbonës nuk mbaroi me aq. Ajo kishte mundësinë që të hiqte dy prej banorëve nga nominimi dhe t’i zëvëndësonte me dy të tjerë. Ose bashke më Kristin, Oltën dhe Dean të dërgonte dhe dy banorë të tjerë në televotim.
Valbona nuk u mendua gjatë dhe dërgoi në televotim Tanin dhe Armaldon. Dy netë më parë Tani i tha banorëve se ai kishte vendosur të largohej nga shtëpia, pasi ndihej i turpëruar që nuk reagoi për Valbonën, kur ajo u përfshi në lot pas debatit që pati me Luizin.
Valbona i tha Tanit se e ka shumë xhan dhe e vlerësoi vendimin e tij. Por ndonëse Tani zgjodhi të merrte këtë vendim për Valbonën, kjo e fundit i nguli “thikë” pas shpine dhe e dërgoi në nominim.Duke biseduar me Kristin pas spektaklit, Tani e cilësoi vendimin e Valbonës si “barsoletë”.