Është një nga rivalitetet më të zjarrta në botën e futbollit.
E ashtuquajtura, “Le Classique”, ose ndryshja “klasikja” e futbollit francez mes Marseille dhe PSG dhuroi edhe një herë spektakël për tifozët e pranishëm në arenën “Velodrome” , kësaj here në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Ligue 1, ku fitues ishin “gjigantët” e Parisit.
Djemtë e Luis Enrique fituan me shifrat e thella 3-0, ku padyshim ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të mesfushorit të Marseille, Amine Harit, i cili la për më shumë se 70 minuta lojë skuadrën e tij, duke i kushtuar humbjen e madhe pas goalve të Joao Neves e Barcola, si dhe një autogoli të Leonardo Balerdi.
Falë këtij rezultati, PSG përfiton nga humbja e Monaco, duke u shkëputur me 23 pikë në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se ndjekësit e Monaco, të cilët ndodhen në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Marseille mbetet në vendin e 3-të em 17 pikë. /i.m /abcnews.al