Një numër i madh i futbollistëve të Chelseat pritet të largohen nga klubi në afatin e ardhshëm kalimtar.
Pronari Todd Boehly planifikon ta zvogëlojë skuadrën, ndërsa The Times raporton se një sërë lojtarësh do të largohen edhe me ardhjen e trajnerit të ri, i cili pritet të jetë Mauricio Pochettino.
Chelsea duhet po ashtu që t’i barazojë shifrat duke qenë se ka shpenzuar 600 milionë funte (683 milionë euro) në transferimin e futbollistëve në dy afatet e fundit kalimtare.
Mason Mount është nga emrat që pritet të largohen me Liverpoolin, Newcastle Unitedin e Arsenalin, ndër klubet e interesuara.
Ruben Loftus-Cheek e Trevoh Chalobah janë dy lojtarët tjerë që mund të kërkojnë minutazh loje në një skuadër tjetër, të shoqëruar nga Callum Hudson-Odoi, i cili nuk la përshtypje si huazim te Bayer Leverkuseni.
Armando Broja qëndron jashtë për shkak të lëndimit afatgjatë, mirëpo po ashtu mund të largohet, pasi klubi planifikon të transferojë një sulmues tjetër.
Reece James është lidhur me Real Madridin, ndërsa futbollistët e ardhur nga Akademia nuk janë të vetmit në listën e largimeve.