Liverpool ka fituar 3:2 kundër Brighton, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme individuale të Cody Gakpo.
Në pjesën e parë, të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, me Tariq Lamptey dhe Julio Enciso të Brighton që u afruan pranë golit, ndërsa Jason Steele ishte i zënë duke bërë pritje të shkëlqyera për t’ia mohuar golat Dominik Szoboszlait, Andrew Robertsonit dhe Luis Diazit.
Goli i parë erdhi menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, kur Gakpo kaloi përmes mbrojtësve dhe gjuajti nga buza e zonës, duke e dërguar topin në shtyllën e djathtë me një aksion të mrekullueshëm individual.
Brighton vazhdoi të luftojë, me Simon Adingra që goditi shtyllën dhe Evan Ferguson e Brajan Gruda që humbën raste të mirë shënimi. Megjithatë, Gakpo shënoi përsëri në minutën e 63-të, duke e mbyllur aksionin me një finalizim të saktë në këndin e poshtëm të majtë, duke e bërë 2-0 dhe duke e vënë Liverpoolin fuqimisht në kontroll të ndeshjes.
Brighton fillojë të luftojë shumë për ta përmbysur rezultatin por Luiz Diaz kërkoi penallti në minutën e 76 kur u pengua në një mbrojtës, por arbitri nuk mendoi si ta.
Minuta e 81-të shënoi golin e parë të Evan Ferguson i cili goditi topin, por Jaros bëri një pritje të mirë. Megjithatë, Adingra ishte afër për të shënuar gol dhe bërë rezultatin 1-2.
Në minutën e 84-të, Curtis Jones ishte shumë afër për të shënuar gol por shpërdoroi një mundësi të mirë po megjithatë një minutë më vonë ishte Luiz Diaz shënoi për rezultat 1-3.
Kur u mendua që ndeshja do të përfundoi me këtë rezultat, në minutën e parë shtesë të ndeshjes Tariq Lamptey shënoi për Brighton për rezultat 2-3.