Llogaritë e grupit, kuqezinjtë e Sylvinhos vetëm për fitore ndaj çekëve

Dy ndeshjet e muajit tetor mund të konsiderohen dhe udhëkryqi i sezonit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Kjo pasi në grupin tonë llogaritë janë tërësisht të hapura.

Shqipëria që luan me Republikën Çeke, ndërsa në anën tjetër Gjeorgjia kryesuese luan me Ukrainën. Secila skuadër ka mundësi të luftojë për vendin e parë në grup, pasi diferenca është vetëm tre pikë.

Ekipi i Sylvinhos duhet të kërkojë minimumi 4 pikë në transfertat e tetorit ose mbi të gjitha të evitojë humbjen.

Nëse çdo gjë shkon sipas skenarit, në nëntor kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë dhe faktorin fushë, pasi të dyja takimet e mbetura do të luhen në Arenën Kombëtare, fillimisht ndaj Republikës Çeke në 16 nëntor dhe tre ditë më vonë ndaj Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top