Në Grupin E të këtyre kualifikueseve, tani llogaritë janë më të thjeshta dhe Shqipëria matematikisht mund të shkojë në Europian, duke marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura.
Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë në transfertë me moldavët dhe tri ditë më vonë do të presin në shtëpi Ishujt Faroe.
Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe barazon sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi ynë kombëtar të marrë vetëm një pikë në dy takime, sido që të dalin rezultatet e skuadrave të tjera, pasi në rast të një përfundimi me pikë të barabarta me Republikën Çeke, ekipi i Silvinjos renditet më mirë për shkak të ndeshjeve direkte.