Lojtarët e grumbulluar për sfidat e nëntorit, ja kur zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy takimet e fundit eliminatore për Europianin 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Pas publikimit të listës, lojtarët do të udhëtojnë drejt Tiranës ditën e diel, ku do të nisë edhe grumbullimi.

Pasi të mbarojnë impenjimet me klubet e tyre, pasi ka edhe nga ata lojtarë që do të luajnë edhe ditën e diel në mbrëmje, skuadra përfaqësuese do të nisë përgatitjet ditën e hënë pasdite, me seancën e parë stërvitore në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Nisja drejt Moldavisë e ekipit do të bëhet ditën e enjte paradite dhe kështu trajneri Silvinjo do të ketë në dispozicion katër ditë kohë për t’u përgatitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top