Lojtari i muajit në Serie A, lideri i Gjeorgjisë vlerësohet para duelit me Shqipërinë

Khvicha Kvaratskhelia, lojtari i Napolit është shpallur lojtari i muajit në Serie A. Trofeu pritet t’i jepet zyrtarisht në ndeshjen Napoli-Lecce, planifikuar të luhet datë 26 tetor pas rikthimit nga kombëtaret respektive.

Çmimi si zakonisht i jepet lojtarit që e ka fituar para startit të takimit dhe vendoset nga një juri specialistësh e Lega Serie A. Votat e fansave kombinuar me statistikat individuale të gjeorgjianit bënë që fitues të jetë “ylli” i Napolit dhe i Gjeorgjisë. Ai ka mundur lojtar të kalibrit të lartë si Bremer, Castro, Cutrone, Pulisic.

Ky çmim i rëndësishëm akordohet për sulmuesin para takimit kyç ndaj Kombëtares sonë. Anësorit i rritet vetëbesimi dhe gjithë shpresat e Gjeorgjisë janë tek ai në sfidën përballë Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top