“Lojtari i Ndeshjes u shpalla prej episodit me Melon”, Abazaj ka keqardhje për barazimin: Nëse fitonim sot parakalonim 3 skuadra

Takimi në Ballsh është mbyllur në “paqe” mes Bylisit dhe Laçit në 0-0. Laçi krijojë 4 raste të pastra për gol dhe mund të kishte fituar sot. Lojtari i Ndeshjes u shpall futbollisti Marin Abazaj i Bylisit. Futbollisti shprehet i lumtur për çmimin personal dhe mbi të gjitha i kënaqur që skuadra doli me pikë nga sfida brenda shtëpisë.

“Hyjmë për fitore në çdo takim. Me barazimin që morëm sot, duhet të pajtohemi pasi aq dhamë. Çmimin e mora vetëm prej episodit me Kordeiron. Me fitoren sot linim 3 ekipe mbrapa, por çunat po sakrifikojnë dhe rendësi ka që nuk dolëm pa pikë. Djemtë po përpiqen të marrin sa më shumë pikë çdo sfidë, aty e kemi mendjen. Edhe portier të më fus Profesor Nevili nuk e kam problem.”, u shpreh Marin Abazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top