Lorik Cana, je kapiteni ynë i përjetshëm, por na lejo…”të harrojmë”!

E kush do ta mendonte se mund të vinte kjo ditë? Thonë se koha shëron çdo plagë, edhe ato të cilat ti mendon se nuk do të mbyllen kurrë. Koha të bën që të largohen nga kujtesa, edhe njerëz për të cilët t’i dikur vendosje “bast” se nuk do të mundeshe kurrë t’ia nxirrje nga vetja, pasi do të shfaqeshin gjithmonë.

Por ja ku jemi, në këtë moment, mund të themi lirisht, Lorik Cana, na lejo që të harrojmë. Në këto dy ndeshje të fundit kundër Çekisë dhe Polonisë, me shiritin e kapitenit, Berat Gjimshiti ka qenë…”ËOË”.

Cilësisht, ndoshta kapiteni më i mirë që kemi pasur në Kombëtare për këto 20 vitet e fundit. Thjesht i pakalueshëm, një mur i vendosur ku kundërshtari gjithmonë përplaset në të. Për më tepër, vlera e Gjimshitit është më e madhe pasi Shqipëria nuk mbrohet më si dikur, me 11 lojtarë në prapavijë.

Berat Gjimshiti del shpesh në situata ku është lojtari i fundit dhe një driblim që mund t’i bëjë rivali, i kushton golin Shqipërisë. Të paktën në këto dy takime, Gjimshiti ka kaluar në cilësi çdo lojtar që ka mbajtur shiritin në krahë te Shqipëria në këto vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top