Luis Enrique e vlerëson PSV-në si kundërshtar të vështirë

Skuadra holandeze PSV Eindhoven ende nuk ka regjistruar fitore në këtë sezon të Champions League, por sipas trajnerit të Paris Saint Germain, Luis Enrique, forma e shkëlqyer në kampionatin holandez e bën një kundërshtar të vështirë për PSG-në. 

Dy skuadrat do të ndeshen të martën në garën më prestigjioze të klubeve evropiane. PSG e kishte fituar ndeshjen e parë kundër Gironës, por më pas kishte pësuar humbje nga Arsenali. Pas përballjes me PSV-në, skuadra franceze ka ndeshje kundër Atletico Madrid dhe Bayern Munich.

“Skuadrat holandeze luajnë futboll shumë të mirë dhe PSV di si të menaxhojë topin. Sezonin e kaluar ata ishin skuadra më e mirë në vendin e tyre dhe këtë sezon kanë bërë një fillim mbresëlënës kur sheh statistikat. Do të jetë një sfidë e vështirë për ne për shkak të stilit të tyre të lojës. Ata luajnë larg nga porta, ushtrojnë presion të lartë dhe shënojnë gola, dhe dy golat e tyre kanë ardhur nga ky presion”, ka thënë Luis Enrique.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e ndeshjeve në shtëpi me formatin e ri të Champions League. “Çdo ndeshje në shtëpi është edhe më e rëndësishme. Kjo vlen edhe për PSV-në”, ka thënë trajneri spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top