Luizi kishte përpara “Kutinë e Pandorës”. Zarfi i bardhë thonte që atë e prisnin në oborr miqtë e tij më të mirë. Ndërsa zarfi i zi thonte që ai mund të dërgojë tre banorë në nominim .
Luizi dërgoi në nominim Oltën, Kristin dhe Armaldon.Luizi u surprizua nga dy shokët e tij të ngushtë, Mario dhe Joni.
Olta dhe Kristi nuk e pritën aspak mirë këtë nominim, aktorja vuri duart në kokë, ndërsa Kristi shumë i hbaitur. Armaldo nuk reagoi.
Në fakt kjo gjë pritej pasi Luizi e kishte thënë prej kohësh që do dërgonte këta tre në nominim. Do jetë një garë shumë e fortë.
Qetsor Ferrunaj, ish-banor i Big Brother Vip dhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother, është banori më i ri i shtëpisë.
Fotini Derxho, ish banore e formatit të Big Brother është banorja e pestë me e re e shtëpisë. Pak më vonë do zbulohet edhe banori i fundit.