Ka fjalë se çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do ta kurorëzojnë vërtet dashurinë e tyre brenda shtëpisë së “BBVA”.
Ata, kanë realizuar një dasëm të improvizuar në shou, por planifikimet janë për më tej. Sonte, çifti janë shfaqur më të lumtur se kurrë, të veshur me veshje solemne për shkak të prime-it dhe Shën Valentinit, shkruan “Kosovarja”.
Të dy po deklarojnë se janë tejet të dashuruar dhe se ndjenjat i kanë të forta. Pra, edhe kurorëzimi brenda shtëpisë nuk është larg mendsh.
Kujtojmë se Big Brother Vip Albania 2, po vazhdon te transmetohet 24/7 për shikuesit e tyre, te cilët po kane mundësi te ndjekin çdo moment, cdo lloje situate te ndodhur brenda.