Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara. Pak ditë më parë Luzi i dha varësen e tij me kryq moderatores, duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati.
Ndërkohë ditën e djeshme ai u pa teksa ia mori mbrapsht varësen. “Ndoshta është mërzitur se Kiara s’ e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës.
Ndërkohë Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luiz kishte nevojë për kryqin meqë sot në mëngjes u pa duke qarë. “Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata.
Luizi dhe Kiara pas zyrtarizmit të lidhjes së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kanë nisur të bëjnë planet për jetën e tyre jashtë shtëpisë.
Megjithatë duket se ajo që i pret jashtë nuk është shumë e mirë, të paktën sipas Kiarës. Teksa kanë qenë duke folur të dy, moderatorja i ka thënë Luizit se ai do mërzitet kur të dalë jashtë.
Luizi e ka pyetur për arsyen se përse do mërzitet, megjithatë, ajo i ka thënë se nuk flet dot më shumë, ndërsa i tha se nuk do mërzitet për diçka që do bëjë Kiara por për diçka tjetër, të cilën ajo nuk e ka në dorë.