Këngëtari Luiz Ejlli është fenomeni i këtij edicioni të ”Big Brother Albania Vip 2”. Fama e tij ka kapërcyer Shqipërinë dhe është kthyer në personazh popullor kudo që ka shqiptarë.
Në shtëpi ai ka imituar dhe ka përshëndetur Sali Berishën, por këtë herë, në një bisedë me Kiarën ai ka krahasuar veten me kryeministrin Edi Rama. Për të, ai dhe Rama nuk sfidohen në zgjedhje.
Luiz Ejlli: A ikim e lajmë krejt këtë punë?- thotë me humor Luizi. Kiara Tito: Pse? Luiz Ejlli: E treguam veten. Jemi bërë si Edi Rama, s’na mund kush në zgjedhje.Kiara Tito: Rri me këmbë në tokë!
Nderkohe Luizi dhe Qetsori kanë biseduar me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të mërkure. Këngëtari ishte duke pastruar në kuzhinë, kur ish-fituesi i “Big Brother 2” i tha të bëjë ndonjë punë se është në nominim.Luizi nuk ia kurseu përgjigjen dhe me ironi i tha: “Jam i rrezikuar, më dridhen duart”.Luizi: Duken sikur më hanë kur lënë pa larë
Qetsori: Ja dhe pak, do të çohet ndonjëri nga këta që janë në nominim, se harrova se je dhe ti në nominim. Pastroi të gjitha, bëji xham.
Luizi: Këtë herë ngaqë jam shumë i rrezikuar, janë duke mu dridhur duart, kam frikë se mos i thyej. Qetsori: Po nuk bëre të pamundurën, ike në Tiranë.Luizi: Këtë herë kam frikë se nuk e përballoj.