Luizi zbulon tekstin e këngës që ka shkruar enkas për Kiarën brenda shtëpisë (video)

Teksa Shën Valentini po afron, prej ditësh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi ka menduar shumë se çfarë surprizë t’i bëjë Kiarës.

Gjatë këtyre ditëve ai ka thënë se ka menduar diçka të bukur që do të ngelet në histori, madje i ka thënë Valbonës se po shkruan një këngë për moderatoren.

E mesa duket kjo është e vërtetë, pasi sot këngëtari ka zbuluar dhe një pjesë të tekstit. Teksa ndodhet i izoluar në “burgun” e improvizuar në shtëpi, ai është dëgjuar duke kënduar.“T’lutna merri syt e mi shiko veten ti tek unë”- është një pjesë e tekstit që ai ka shkruar për Kiarën.

 

Luizi, Armaldo, Olta dhe Kristi u dënuan gjatë spektaklit të djeshëm për shkak se kishin thyer një nga rregullat më të rëndësishme të “Big Brother” që është sekreti i nominimeve.

Të katërt banorët u vendosën në një ambient të ri brenda shtëpisë, por të veçuar nga pjesa tjetër, i përshtatur si një burg “luksoz”.

Megjithatë, duket se Kiara dhe Luizi edhe pse të ndarë nuk mund të rrinë pa ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Këngëtari ka dalë në oborr dhe ka thërritur emrin e moderatores, e cila i është përgjigjur menjëherë. Ai i ka thënë “të dua”, ndërsa Kiara i është përgjigjur “edhe un

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top