Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E suksesi i ‘Big Brother VIP’ edhe në këtë edicion të dytë padyshim që është i pakrahasueshëm dhe kjo shihet qartë pasi kudo flitet për spektaklin.
Lajmet në portale, komentet në rrjete sociale, vëmendja e madhe e personazheve publike e ajo çfarë e bën një spektakël rekordesh janë rrugët bosh natët e ‘Prime-t’.Kjo duket se ka ndikuar edhe në gastronomi, duke i dëmtuar ato në përiudhën e transmetimit të ‘BBV’.
Sipas portalit ‘Veq Shqip’ kështu ka bërë të ditur Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi i cili në formë shakaje ka treguar se në kohën e ‘Prime-ve’ nuk kanë fare punë.
Ndërsa sipas tij zgjidhja e duhur e këtij problemi është bashkimi i gastronomëve për t’i paguar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh Luizit.