U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 21:00, tëtë duelet e vlefshme për Ligën e Konferencës, ku u shënuan në total plot 24 gola.
Chelsea, një nga favoritët e këtij turneu, mposhti Gent me rezultatin 4-2, ndërkohë, përballja Fiorentina-TNS, u mbyll me rezultatin 2-0.
Nuk munguan as shqiptarët e Kosovës, ku Valon Berisha u aktivizua si titullar te LASK, përballë Djugarden, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Siapi, Hajdari dhe Bislimi nisën si titullar te Lugano, ku mposhti me tre gola HJK.