Pavarësisht situatës që ndodhi gati dy muaj më parë në Big Brother, Kejvina dhe Luizi kanë mbetur miq. Kejvina ka kërkuar falje publike e madje ka çuar dron për Luizin.
Ndërkohë ky i fundit sot ka veshur bluzën që i ka dhuruar Kejvina, por Kiara ka dalë kundër. “Aman ma zhduk këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi.
Pas kësaj bisede ka reaguar edhe Kejvina. “Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?”, shkruan modelja.Në një tjetër postim ajo ka reaguar për një video ku Kiara debaton me Oltën për punët e shtëpisë.
“Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj, sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..
e kishte shume problem pisllekun. Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka.. Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”, shkruan Kejvina.
Kujtojmë se Kejvina u përjashtua pikërisht për gjestin që bëri ndaj Luizit në një nga prime-t kur e gjuajti me shpullë, por me të dalë nga shtëpia ajo ndryshoi komplet mendim dhe qëndrim për të.