Manaj në stërvitje, trajneri shpjegon situatën e sulmuesit kuqezi: Për momentin është vetëm 65%

Rei Manaj mund të kthehet shumë shpejt në fushat e lojës, për të dhënë kontributin e tij për Sivaspor, por edhe për Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, për të parë sulmuesin përsëri në formë maksimale do të duhet pak kohë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij në klubin turk, Bylent Ujgun.

Duke folur para ndeshjes ndaj Hatajspor, ai theksoi e ekipi do të kishte disa mungesa dhe se Manaj për momentin, ndonëse ishte shfaqur si pjesëmarrës i rregullt në seancat stërvitore, nuk ishte në formën e tij më të mirë pas një muaji jashtë.

“Manaj po stërvitet vetëm në 65% të mundësive të tij. E di që duket si handikap i madh për ne, por do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen me lojtarë të tjerë”, tha trajneri para mediave, duke mos treguar nëse Manaj do të ishte apo jo pjesë e këtij takimi. Në deklaratat e mëparshme, ai kishte lënë të kuptohej se priste kthimin në fushë me minutazh më të zgjeruar për sulmuesin vetëm në ndeshjen e javës tjetër, atë ndaj Adana Demirspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top