Kriza nuk ka fund për Mançester Junajtin, ku zhgënjimet po pësojnë njëra-tjetrën në çdo kompeticion. Humbja e mbrëmshme në shtëpi nga Gallatasaraj e ka thelluar edhe më shumë krizën te “Djajtë e Kuq”.
Junajtid pësoi disfatën e dytë në Çhampions, ku u mposhtë 3-2 në shtëpi nga Gallatasaraj, duke i vështirësuar objektivat për kalimin e grupit.
Mesfushori i Mançester Junajtid, Kristian Eriksen, ka folur pas ndeshjes, ku përveç dëshpërimit që solli humbja tregoi se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes të ekipit.
“Zhgënjim është i madh, por është vërtetë qetësi në dhomën e zhveshjes. Këtë situatë e hodhëm pas, edhe në disa ndeshje të tjera këtë sezon. Kështu që ne duhet të fitojmë çdo ndeshje për të pasur një mundësi për të kaluar në raundin tjetër të Champions, dhe ky është qëllimi ynë”, përfundoi mesfushori danez i Mançester Junajtid.