Ditën e djeshme u zyrtarizua divorci mes Roberto Mancinit dhe Arabisë Saudite. Italiani nuk është më trajneri i kombëtares saudite, por ai dhe stafi i tij morën një shumë të konsiderueshme parash për të përcaktuar zgjidhjen e kontratës me Federatën Saudite.
Ish-trajneri i Arabisë Saudite kishte kontratë deri në vitin 2027 për një shumë totale prej më shumë se 50 milionë dollarësh, por që nga dita e djeshme palët janë divorcuar zyrtarisht.
Siç raporton ‘Il Messaggero’, Mancini dhe bashkëpunëtorët e tij kanë marrë një shumë prej 15 deri në 20 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e zgjidhjes së kontratës.