Interi është pranë një tjetër goditjeje në merkato.
Lazar Samardzic është emri që pritet të plotësojë vendin e mbetur vakant në mesfushën zikaltër pas largimit të disa lojtarëve.
Mediat në Itali bëjnë të ditur se është arritur një marrëveshje verbale mes Udineses dhe Interit për transferimin e serbit në Milano në ditët e ardhshme.
Udinese kërkon 25 milionë euro, por oferta prej 15 milionë eurosh plus kartonin e talentit Giovanni Fabbian i ka lënë të kënaqur të gjitha palët.
Sa i përket Samardzic, ky i fundit e ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u transferuar tek Interi.
Kështu zikaltrit dalin në “pole position” në garën për mesfushorin serb që kërkohet gjithashtu nga Napoli, Lazio e Milan.