Martini “thumbon” arbitrin – Gazeta Sportal

Teuta dhe Elbasani kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi në barazim 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini i cili u ndëshkua dhe me karton të kuq.

“Mund të pësosh gol nëse nuk je i vëmendshëm.

Jam i pakënaqur nga Cjapi, s’pres më shumë nga ai. Çdo moment ishte tendecioz, dha faulla kundër nesh. Sot ishte VAR dhe nuk kishte ca të bënte më shumë ai. Ishte moda më e mirë me presionin lartë.

Djemtë e përballuan mirë pa Kotobellin. Kisha frikë nuk do ia dilnin pa dy qendërmbrojtësat bazë të formacionit. Humbja e javës së kaluar ishte një black-out. Kushtet e fushës ishin maksimalisht të këqija.

Çunat do të reagoshin dhe isha i bindur për këtë prej reagimit që kanë bërë në stërvitje.Meritonim të fitonim.”, u shpreh Martini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top