Nuk ka fitues në përballjen Vllaznia-Partizani. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme ka përfunduar në baraspeshë 2-2. Goli i parë u shënua në minutën e 18 dhe mban autorësinë e Mbasë. Dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë Stojanoviçi ktheu sërish baraspeshën, duke e mbyllur fraksionin e parë të takimit në shifrat 1-1.
Në minutën e 52-të Esat Mala përmbysi rezultatin për Vllazninë, e cila e ruajti epërsinë në minutën e 93-të. Pikërisht në këtë kohë Mba e dërgoi për të dytën herë topin në rrjetën e shkodranëve dhe shpëtoi të kuqtë nga humbja. Me këtë pikë të fituar mbrëmjen e sotme, Partizani vazhdon të ruajë kreun e renditjes në “Abissnet Superiore”./Sport Ekspres/