Kilië Mbape i ka futur një siklet më shumë vetes së tij. Ndonëse është munduar të fshihet nën maskë, ai nuk i ka shpëtuar syrit të mediave. Duke përfituar nga pushimet në La Liga dhe qëndrimit jashtë grumbullimit të kombëtares franceze, sulmuesi i Realit të Madridit ka udhëtuar në Stokholm (Suedi) për të dëfryer.
Një veprim i tillë ka shkaktuar polemika pa fund, veçanërisht në Francë. Sulmuesi nuk u grumbullua nga trajneri Deshamp, me pretekstin se ishte i dëmtuar, ndërkohë që fundjavën e kaluar luajti titullar në La Liga me Realin kundër Vijarrealit. Si të mos mjaftonte kjo, numri 9 i “Gjelave” ka shkuar më tej.
Ndërsa Franca ishte në fushë kundër Izraelit, Mbape ka qenë në diskotekë në Suedi për tu harbuar dhe kjo ka sjellë reagimin e mediave franceze, që e kanë cilësuar si të padenjë sjelljen e kapitenit.
PANORAMASPORT.AL