Në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur ditën e sotme ka mbërritur një zarf i kuq për Oltën. Zarfi është për Oltën pas fitores së saj në lojën me litar,
prova e radhës në të cilën vëllai i madh i vendosi banorët. Sipas rregullave, kush fitonte, do kishte një avantazh në lojën në shtëpi.
Banorët nuk duhet ta prekin zarfin derisa vëllai i madh t’i informojë ata se zarfi duhet të hapet dhe që pritet të ndodhë të shtunën në prime.
Ndërkohë Luizin e ka zënë frika se ndoshta Olta do ketë të drejtën të dërgojë në nominim 3 persona dhe ajo do zgjidhte atë, Kiarën dhe Armaldon.
Në këtë mënyrë njëri nga da banorët e tij më të preferuar dhe të lidhur më shumë do duhej të largohej nga shtapia sic ndodhi me rastin e Efit.
Kujtojmë se zarfi i kuq i dhënë Dea Mishel pasi fitoi lojën e inteligjencës bëri që ajo të dërgonte në nominim Efin, Kiarën dhe Luizin, ku u largua Efi.