Mbledhja e UEFA-s do të zhvillohet në Tiranë, agjenda & pikat kryesore që do të diskutohen

Federata e Futbollit është gati të organizojë mbledhjen e radhës të Komitetit të Medias së UEFA-s (UEFA Media Committee), një takim kyç i cili vjen pas përfundimit të mbledhjes së UEFA-s (SES Community Meeting), i mbajtur po ashtu në Tiranë.

“UEFA Media Committee” do të zhvillohet nesër, më 1 nëntor në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe do të drejtohet nga kryetari i këtij Komisioni, Armand Duka.

Sipas agjendës së përcaktuar nga UEFA, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen strategji dhe praktika të reja për promovimin dhe mbulimin mediatik të futbollit në nivel europian. Gjithashtu, gjatë mbledhjes FSHF do të prezantojë përpjekjet dhe strategjitë e saj për të rritur përfshirjen në futboll në Shqipëri.

Media dhe Marrëdhëniet me Publikun është një tjetër temë, ku në fokus do të jetë rishikimi i planit të komunikimit dhe aktiviteteve të komunikimit për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Do të diskutohen gjithashtu edhe disa nga fushatat kryesore të UEFA-s si “Bëhu Arbitër”, “Futbolli për të gjithë”, “Trajnohu, Shpëto Jetë”, të cilat kanë si qëllim të rrisin ndërgjegjësimin dhe përfshirjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top