“Mbret” i rikuperimeve në Serie A, Ylber Ramadani lë pas mesfushorët e Napolit

Ylber Ramadani është “rikuperuesi” më i mirë në Serie A deri më tani. Sipas statistikave të Ligës italiane të Futbollit, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Leçes, ka kryer deri më tani plot 60 rikuperime.

Ramadani ka lënë pas tij yjet e Napolit is Lobotka (49) dhe Anguissa (45), teksa më poshtë vijnë Belahyane (44) dhe dyshja Duda-Dodò mbyllin pesë vendet e para.  Numri 20 i Lecces ishte vendimtar në ndeshjen kundër Udineses, pavarëisht se ajo sfidë u humb.

Kujtojmë që mesfushori është pjesë e listës së Kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit, të vlefshme për Nations League. Shqipëria do të përballet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, të dyja në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top