Inter Miami ka mposhtur 4:1 Philadelphia Union në gjysmëfinalen e Leagues Cup dhe ka kaluar në finalen e këtij kompeticioni, ku do të luajë kundër Nashville. Interi zgjidhi gjithçka në minutën e 20-të kur shkoi në 2:0 me golat e Martinezit dhe Messit, teksa në fundin e pjesës së parë Jordi Alba shënoi për 3:0 dhe më pas Bedoy shënoi për Unionin dhe Ruiz konfirmoi fitoren e Interit në minutën e 84-të.
Lionel Messi shënoi një gol fantastik në minutën e 20-të, tashmë i nënti në ndeshjen e gjashtë për klubin e ri. Messi e goditi topin nga rreth 40 metra larg portës dhe realizoi eurogol.
Goditja e Messit nuk ishte shumë e fortë – por goditi në mënyrë perfekte në cepin e portës së Blake, i cili pa dyshim mundi dhe duhej të reagonte më mirë.
Messi vazhdoi kështu një seri të pabesueshme që nga ardhja e tij në MLS, e cila është çmendur plotësisht për të. Në gjashtë ndeshje, ai shënoi nëntë golat e lartpërmendur dhe shtoi një asistim.
Tashmë, Inter Miami është tani favoriti për të fituar titullin kampion dhe para ardhjes së Messit, ata ishin autajder.
Ja eurogoli i Messit: