Sot në kuadrin e ndeshjeve për NBI, një shqiptar është dalluar pozitivisht. Bëhet fjalë për Albion Markun i cili aktivizohet në radhët e ETO Gyor, në krahë të Bitrit. Marku është vlerësuar si Lojtari i Ndeshjes kundër ish-ekipit të Myrto Uzunit.
Në takimin e Gyor-it me Ferencvaros, Albioni është vlerësuar me norën maksimale 7.7, meë lart nga të gjithë. Në vlerësimin e më të mirëve zinte vend edhe Eneo Bitri me paraqitje solide, por që për pak desh la ekipin me 10 lojtarë sepse shkaktoi një penalti që më vonë u anulua nga VAR. Ish-mbrojtësi i partizanit ishte mbrojtësi i fundit në atë rast dhe automatikisht do të ndëshkohej, por ja që gjyqtari ktheu mendje për fatin e mirë të dy legjonarëve.
Kujtojmë që të dy lojtarët në fjalë kanë luajtur tek Partizani, ndërkohë njeriu i sotëm i ditës, mbrojtësi Marku ka qenë pjesë edhe e Laçit e Dinamos, nhga ku u largua për në drejtim të Budapestit. Dyshja e mbrojtjes e mbushi plot kronikën e takimit të sotëm dhe mbi të gjitha morën 1 pikë të çmuar kundër kampionëve absolut, ku dikur “ligjin” e bënte sulmuesi i Kombëtares, Uzuni.