Mbushet “kupa”, Bledi Shkëmbi drejt largimit?

Tirana e këtij sezoni është shumë larg pritshëmrive të fillim sezonit. Bardheblutë nuk po kalojnë moment të mirë në kampionat, por jo vetëm kaq. Mungesa e një fushe për të zhvilluar ndeshjet si pritëse dhe së fundmi përjashtimi i tifozëve për gjithë sezonin nga stadiumi ka përkeqësuar akoma më shumë situatën te kryeqytetasit.

Humbja e djeshme e Tiranës së Bledi Shkëmbit ndaj Egnatias duket se ka mbushur “kupën” e drejtuesve dhe tashmë e ardhmja e timonierit të bardhebluve është në “fije të perit”. Pas humbjes me kampionët Shkëmbi u shpreh se duhet të reflektojë dhe ditën e sotme pritet të zhvillohet një takim “kokë më kokë”  me Halilin dhe stafin e skuadrës.

Gjasat janë që palët të ndajnë mes tyre rrugët, pasi skuadra nuk po përgjigjet siç duhet në fushën e lojës, ku në 12 javë kampionat kanë arritur të sigurojnë vetëm 11 pikë. Shumë pak në krahasim me pritshëmritë dhe kjo ka bërë që ekipi të endet në pjesën e fundit të klasifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top