“Më në fund Sylvinho e kuptoi se duhen ndryshime në ekip”, Sokol Kushta: Fitorja erdhi si rezultat një autokritike reale, suksese në sfidat e nëntorit

Sokol Kushta ka reaguar sërish në rrjetet sociale për Kombëtaren. Pas humbjes me Çekinë kishte shumë kritika për lojtarët dhe trajnerin, ndërsa në postimin e ditës së sotme përgëzon futbollistët për lojën e zhvilluar dhe fitoren ndaj Gjeorgjisë.

Ndër rreshta ish-futbollisti i Kombëtares shkruan se Sylvinho sipas tij e kuptoi më në fund se duhen disa ndryshime në ekipe dhe se është shumë i lumtur që erdhi si rrjedhojë e një autokritike reale. Ndër të tjera i uron suksese ekipin për dy sfidat e nëntorit, ndaj Çekisë dhe Ukrainës që do të luhen të dyja në “Air Albania”.

“Nuk ka kënaqësin më të madhe kur Kombëtarja jonë fiton dhe kjo kënaqësi shtohet kur vijnë si rezultat i një autokritike reale. Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj vetes dhe gjithë tifozëve që i respektojnë lojtarët. Më në fund Sylvinho e kuptoi që duhej një ndryshim në ekip, asnjëherë nuk është vonë për mirë. Suksese për ndeshjen me Ukrainën dhe Çekinë. Na bëni prapë krenarë”, ka shkruar Kushta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top