“Me pak fat mund të kapnim 1 pikë”, Gvozdenovic nuk gjen justifikime: Diheshin mungesat dhe s’qahemi, urime Partizanit!

Skënderbeu u mposht në shtëpi nga Partizani në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 0-2 në favor të “demave”. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.

“Patjetër që jam i mërzitur. Situata para ndeshjes dihej dhe nuk mund të qahemi për mungesat. Ne i kemi provuar të gjitha, kishim raste për të barazuar, por ky është futbolli. Dua të uroj Partizanin për këtë fitore.

Të luash pa 4 ose 5 titullarë ndaj Partizanit është e vështirë. Por s’dua të flasim shumë pasi kam besim dhe te lojtarët e pankinës të cilët bënë mirë. Me lojtarët titullarë do bënim ndryshe ndoshta. Por sot bëmë maksimumin. Me pak fat mund të kapnim 1 pikë.

Nuk ishim në nivelin e përhershëm. Çuçka ishte për herë të parë titullar. Këta lojtarë bënë mirë, por ishte dhe ritmi i lojës një minus. Krijuam raste, por nuk shënuam”, tha trajneri i korçarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top