Magjia e Edon Zhegrovës nuk ka të ndaluar – si në kampionatin francez, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Derisa në fillim të muajit Lille mposhti mbretërit spanjollë me golin e vetëm të shënuar në ndeshje nga Zhegrova, mbrëmë viktimë ishte skuadra tjetër madrilene, Atletico.
Zhegrova nuk startoi në këtë ndeshje, por u inkuadrua qysh në pjesën e parë pas një lëndimi të bashkëlojtarit të tij Cabella në minutën 16’.
Atletico shënoi në minutën e 8-të të ndeshjes, ndërsa goli i barazimit erdhi nga vetëm në pjesën e dytë, në minutën 61’.
Zhegrova shënoi një super-gol për të barazuar shifrat në ndeshjen e cila përfundoi 3-1 në të mirë të Lilles.
E lojtari i Kombëtares së Kosovës, pas ndeshjes publikoi pamje nga festa e tij në zhveshtore me shokët e tij të skuadrës.
Ai u kujdes që të prezantonte flamurin Kuqezi, por nuk e harroi edhe plisin.
Bashkëlojtarët e tij iu bashkuan në festë, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me Edonin.
View this post on Instagram