“Më shumë qëndroi në tokë se në ajër”! Munishi këshillon Rei Manajn: Super ndeshje, por nuk duhet të simulosh në çdo moment për faull

Rei Manaj ka zhvilluar dje ndeshjen e karrierës te Shqipëria. Ishte padyshim takimi më i mirë që kemi parë nga sulmuesi me fanellën e Kombëtares, duke dhuruar edhe asistin në golin e Jasir Asani. Në këtë linjë mendimi ishte edhe Ismet Munishi, i ftuar në Koha Shtesë. Por Munishi kishte sërish një këshillë për Manajn duke i treguar që të bëjë kujdes me simulimet e shumta që bën për të fituar faull pasi arbitrat në këto nivele nuk “gënjehen” lehtë. (Intervistën e plot e gjeni më poshtë)

“Manaj luftoi shumë, zhvilloi ndeshjen e karrierës te Shqipëria. Luftoi për 90 minuta. Por ka pak probleme kur luan në nivelet më të larta, më shumë ka qëndruar në tokë se në ajër. Duhet të përplasesh, duhet të përmirësohesh, të qëndrosh në këmbë dhe të fitosh duele, jo të kërkosh faull në çdo moment, atë e ka bërë gabim. Asisti që bëri për Asanin ishte spektakolar, Manaj duhet të fokusohet më shumë te kjo pjesë sesa të kërkojë lëmoshë nga arbitrat. Në këto nivele arbitrat nuk japin lëmoshë, duhet të fitosh gjërat me dhunë, të fitosh duelet, të detyrosh mbrojtësit të ndërhyjnë më fort te ty dhe të marrin kartonë. Por ndeshja e Manajt dje ka qenë fantastike”, tha Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top