“Më vjen keq, por Thomas Strakosha nuk ka talent”! Punoi me të te Lacio, Grigioni: Nuk rritet dot më si portieri se ka limit, deri këtu shkon

Ish-përgatitësi i portierëve te Lacio, Adalberto Grigioni, ka dhënë mendimin e tij sa i përket portierëve të kryeqytetasve që ka punuar në të kaluarën. Mes tyre ishte edhe Thomas Strakosha, për të cilin italiani nuk ngurroi që të thotë edhe fjalën e fundit. Sipas tij, portieri shqiptar nuk ka talent dhe ka një limit se deri ku mund të shkojë.

“Strakosha? Erdhi te ne kur ishte 15 vjec. E pamë menjëherë që kishte një strukturë fantastike fizike për një portier, thjesht duhej të ndërtohej. Megjithatë, për fat të keq, nuk kishte ndonjë talent të madh. Prandaj ne u përpoqëm ta rrisnim, por herë pas here kishte boshllëqe sepse nuk kishte talent, pak introvert si karakter dhe shpeshherë negativ. Pas një kohe u kuptua se nuk mund të shkonte më tej, kishte një limit dhe nuk kishte më motivim për t’u rritur pasi e kishte vendin e garantuar”, tha Grigoni. /Elio Hajdari–Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top