Në Serbi janë të inatosur me zviceranët që kanë raportuar për skandalin në Leskovc në lidhje me provokimet që i kanë bërë shtetit të Kosovës.
Mediumi serb “Veçernj Novosti” ka shkarravitur kësisoj: “’Blick’ shkruan një artikull me titullin: “Tifozët serbë shkaktuan skandal në ndeshjen e kombëtares”, me nëntitull – Ngjarjet nacionaliste në Leskovc.
Ai tekst është i nënshkruar nga Nikolas Horni, ku thuhet se tifozët serbë ‘u sollën në mënyrë josportive’ për shkak të ‘thirrjeve dhe flamujve nacionalistë’”,.
Media zvicerane ka raportuar në mënyrën më të mirë:
“Fillimi i ndeshjes u shënua jo vetëm nga zotërimi i topit nga Zvicra, por edhe nga thirrjet nacionaliste. Disa herë në dhjetë minutat e para tifozët serbë brohoritën Kosova është Serbi.
Por kjo nuk është e vetmja sjellje problematike e vendasve. Para ndeshjes është shfaqur një flamur që tregon jo vetëm hartën e Serbisë, por edhe Kosovën me ngjyra serbe, edhe pse para ndeshjes ishte thënë se lejohen vetëm flamujt e Serbisë dhe Zvicrës.
Ai flamur u zhduk për një kohë, por kur filloi ndeshja, copëza nacionaliste ishte përsëri e dukshme, sipas zviceranëve”.